75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 19 Tetor 2021 / C E

Messi vendimtar në fitoren e PSG-së

PSG ka mposhtur Leipzigun me rezultat 3-2 në ndeshjen a xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Francezët kaluan në epërsi në minutën e nëntë me golin e shënuar nga Mbappe.

Gjermanët u rikthyen në lojë duke barazuar e më pas duke kaluar në epërsi.

Fillimisht shënoi Andre Silva në minutën e 28-të e më pas edhe Mukiele në minutën e 57-të.

Messi realizoi dy gola për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Golin e parë e realizoi në minutën e 67-të e më pas edhe në minutën e 74-të.

PSG është në vendin e parë me 7 pikë, City e dyta me 6 pikë, Club Brugge ka 4 pikë derisa Leipzig mbetet pa pikë. /IndeksOnline/