75 Mall Live Search
11:17 / E Diele, 05 Korrik 2026 / L A

Messi vs Mbappe në luftë për “Këpucën e Artë” të Botërorit 2026, kjo është lista aktuale e golashënuesve

Gara për “Këpucën e Artë” të Botërorit po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Dy yjet, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe janë vendosur kokë më kokë për golat e shënuara, me të dy që kanë nga 7 gola.

Në renditjen e përgjithshme po ashtu janë afër, me Messin që është golashënuesi më i mirë me 20 gola dhe Mbappe me 19.

Pas dy superylljeve vijnë Erling Haaland dhe Harry Kane, të cilët i kanë realizuar nga pesë gola, ndërsa me nga katër gola renditen Vinicius Junior, Ousmane Dembele, Ismaila Sarr dhe Mikel Oyarzabal.

Fituesi i fundit ishte Kylian Mbappe, të cilin e fitoi në vitin 2022 me 8 gola të shënuara./IndeksOnline/