Messi vs Ronaldo, rivaliteti që do të na përcjell edhe në të ardhmen

Futbolli në vitet 2000, 2010 dhe ndoshta edhe në vitet 2020 do të mbahet mend, mbi të gjitha, për mbizotërimin e dy prej lojtarëve më të mëdhenj që ka parë sporti.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë vendosur nivele të reja të përsosmërisë gjatë 15 viteve të fundit dhe është e vështirë të shihen arritjet e tyre ndonjëherë duke u përsëritur.
Por a do të ia dal ndonjëri nga fëmijët e tyre të bëhet aq i mirë ?
Messi i ka tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro. Ndërkohë, Ronaldo ka katër fëmijë, Cristiano Jr, Mateo, Eva Maria dhe Alana Martina.
Cristiano Ronaldo Jr, i cili ka lindur në vitin 2010, ka marrë vëmendjen e mediave viteve të fundit me performancat e tyre në kampionatet e të rinjve, shkruan Indeksonline.
Thiago Messi është disa vite më i ri se Ronaldo Junior.
Ai ka lindur në nëntor të vitit 2012 dhe së fundmi e festoi datëlindjen e tij të shtatë.
Por ai e do futbollin dhe shikon rregullisht babanë e tij që luan në Camp Nou.
Një video e të riut aktualisht është duke bërë xhirot në mediat sociale. Kjo tregon se ai shënon një gol për ekipin e të rinjve të Barcelonës, duke treguar ritmin mbresëlënës dhe kontrollin para se të përfundonte aksionin./Indeksonline/