14:17 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Messi zgjedhet Lojtari i Javës në Ligën e Kampionëve

Barcelona ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, duke përfunduar Grupin B si lider.

Katalunasit mposhtën të mërkurën mbrëma PSV-në me rezultat 1-2, me golat e shënuar nga Messi dhe Pique.

Me golin e shënuar ndaj PSV, Messi u bë lojtari i parë në botë që ka më së shumti gola për një klub në Ligën e Kampionëve. Dy ditë pas këtij rekordi argjentinasi është shpallur nga UEFA si Lojtari i Javës në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/