75 Mall Live Search
16:56 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Messi zgjidhet lojtari i muajit shkurt

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga për muajin shkurt.

Messi e nisi shkurtin duke qenë vendimtar në fitoren 2-1 kundër Levantes me dy asistime për Ansu Fati, ndërsa një javë më pas, në një ndeshje të vështirë me Real Betis dha tre pasime për gol.

Image may contain: 1 person, text

Për të përfunduar sa më mirë muajin shkurt, Messi shkëlqeu në fitoren 5-1 kundër SD Eibar duke shënuar katër gola, për të rrëmbyer vendin e të parit sa i përket golashënuesit më të mirë në kampionat.