75 Mall Live Search
17:20 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Messit e Busquets mund të luajnë përsëri bashkë

Skuadra nga kampionati amerikan MLS, Inter Miami, dëshiron transferimin e sulmuesit të PSG-së, Lionel Messit.

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe trajneri aktual i Inter Miami , Phil Neville , ka konfirmuar interesimin e ekipit të tij për Lionel Messi dhe Sergio Busquets, transmeton IndeksOnline.

AI tha se dëshiron të forcoj klubin e tij dhe të jetë konkurrues në kampionatin amerikan.

“Ne duam të sjellim lojtarët më të mirë në botë në Inter Miami. Messi dhe Busquets janë dy nga ata që bien më shumë në sy vitet e fundit . Ata janë lojtarë të mëdhenj që do të rrisin shumë prestigjin e këtij klubi. Do të ishte një pikë kthese për MLS.

Që kur mbërrita në Miami, mendoj se ne kemi qenë partnerë me çdo lojtar të vetëm në futbollin botëror. Nga Sergio Ramos te Dani Alves, Lewandowski, Willian, Fàbregas, Suarez. Ne do të jemi gjithmonë të lidhur me lojtarët më të mirë në botë. Kishim Gonzalo Higuaín dhe Blaise Matuidi. Tani kemi mundësinë të sjellim disa lojtarë të rinj shumë të rëndësishëm”, deklaroi Neville për ‘Times’./IndeksOnline/