Mësuesi në Asamble, Bahri Behrami synon kuvendin komunal të Vushtrrisë

Bahri Behrami mësimëdhënësi me përvojë dhe aktivisti i shquar, më 12 tetor garon për Kuvendin Komunal në Vushtrri.
Ai vjen nga fshati Duboc, që për një dekadë mbajti pozitën e drejtorit të shkollës “Azem Bejta”, ku kontribuoi me zell për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e institucionit.
Për dekada të tjera iu përkushtua mësimdhënies dhe përgatitjes së gjeneratave të reja, duke kontribuar që qyteti i Vushtrrisë të ketë të ardhme të ndritshme.
Prej themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bahri Behrami është angazhuar në jetën politike duke i shërbyer komunitetit në përfaqësimin e ideve dhe interesave të përbashkëta. Ai është kryetar i nëndegës në Duboc, ku bashkëpunëtorët e vlerësojnë si person aktiv dhe i ndershëm.
Na priftë e mbara!
