16:46 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Mësuesi rrah keq nxënësin, e ngrit lart dhe e përplas për tavoline (Video)

Video shokuese zbulon momentin kur një mësues godet një nxënës duke e përplasur për një tavoline në mes të klasës.

Grindja u bë e dhunshme pasi nxënësi sfidoi mësuesin duke tentuar ta godas.

Në këtë video të shkurtër, shihet mësuesi duke qëndruar në frontin e klasës, e cila supozohet të jetë në SHBA, dhe pasi nxënësi donë ta godas, ai reagon duke e rrahur atë keq, transmeton Indeksonline.

Pasi e godit për tavoline, nxënësi çohet përsëri në këmbë dhe tenton përsëri ta godas profesorin, mirëpo e pëson keq përsëri pasi profesori nuk ndalet duke e goditur.

Disa student tjerë ndërhyjnë duke e ndalur kështu këtë përleshje./Indeksonline/