17:49 / E Martë, 04 Tetor 2022 / k.v

Mësuesi të cilit i vdiqën dy fëmijë, të dy nxënës, përsëri vazhdoi të japë mësim

Mësuesi Fadil Shabani nga Aqareva e Drenicës ka folur për mosekzekutimin e pagave për ta, pasi grevuan për 5 javë.

Ai tha se janë të zhgënjyer me qëndrimet e Qeverisë.

“Jemi shumë të zhgënjyer me qëndrimet e kryeministrit dhe ministrit të Financave për marrjen e vendimit për mospagesës së kohës së grevës”, tha ai në “Frontal” të T7.

Mirëpo, Shabani, ka pasur tragjedi në familje, të cilat ia kujton edhe vendi ku ai punon.

“Të dy djemtë, njëri 17 dhe tjetri 14 më kanë vdek. Mirëpo e kam pasë të vështirë, se në të njëjtën shkollë ku punoj, kanë qenë nxënës edhe ata dhe i kam dhënë vetë mësim. Në ato banka, në ato klasa, në ato vende, më dalin gjithë para sysh fotografitë e tyne”, u shpreh ai.

Ai tha se njëri prej djemve ka vdekur si pasojë e një ngatërrese, ndërsa tjetri ka bërë vetëvrasje pas tre muajve “duke qenë i lidhur fort ngushtë me vëllain e vet”.