75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 28 Shtator 2021 / AR

Mësuesja e fillores dënohet me vdekje pasi shpërndau tekste ku mohohej Muhamedi

Drejtuesja e një shkolle u dënua me varje në Pakistan për blasfemi ndaj profetit Muhamed.

Salma Tanveer, e cila drejtonte shkollën e saj private u shpall fajtore për shpërndarje të tekseve ku mohohej Muhamedi dhe se ai është një i dërguar i Allahut.

Gjykata në Lahore rrëzoi dhe pretendimet e palës mbrojtës se ajo kishte humbur “kontrollin e mendjes” gjatë kohës kur kishte bërë këto shkrime.

Kjo pasi njerëzit që vuajnë me probleme të shëndetit mendor nuk mund të ekzekutohen në Pakistan.