13:40 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Një mësuese nga Gjakova i detyron t’i pastrojnë dritaret pse bënë zhurmë, në klasë

Në një faqe në Facebook, janë publikuar disa fotografi ku shihen disa nxënëse të gjimanizit “Hajdar Dushi”, duke pastruar dritaret e shkollës.

Sipas njoftimit të kësaj faqeje, nxënësit e klasës së 11 janë detyruar nga kujdestarja e klasës që të lanin dhe pastronin klasën pasi që paraprakisht kishin bërë zhurmë gjatë orës së mësimit.

Gjatë pastrimit thuhet, ndërkaq se nxënësit kanë humbur nga dy orë mësimore.

Njoftimi i plotë:

Dënohen nxënësit nga arsimtarja e gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë

Nxënësit e klasës 11/8 kanë paraqitur një rast ku janë detyruar nga kujdestarja e tyre që ta lanin dhe pastronin klasën e tyre, duke rrezikuar edhe veten si te rasti i pastrimit të xhamave, e gjithë kjo për shkak të zhurmës që kishin bërë në klasë.
Gjatë pastrimit i kanë humbur 2 orë të mësimit, a lejohet kjo?