07:55 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / AR

Mësuesja vdes nga Covid-19 pasi shkolla refuzoi ta linte të punonte nga shtëpia

Një mësuese vdiq nga Covid-19 pasi shkolla e saj refuzoi ta linte të punonte nga shtëpia, në New York, transmeton Indeksonline.

Karen Johnson, 57-vjeçare, vdiq më 11 shkurt ndërsa familja e saj ka thënë se ajo do të ishte akoma gjallë nëse nuk do të “detyrohej të punonte” në shkollë.

Burri i Johnson, Robert Johnson Sr, tha: “Kemi humbur një grua të shkëlqyer. Unë e dua shumë gruan time. Ajo ishte shumë e kujdesshme”.

Familja e saj thanë se ishin të vetëdijshëm se Covid mund të kishte pasoja fatale për Johnson sepse ajo kishte edhe probleme tjera shëndetësore që përfshinin astmën dhe mbipeshën, shkruan metro.