75 Mall Live Search
09:04 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mesut Ozil, “as me shehër, as me katun”

Arsenali do të ketë situatë të komplikuar për të ardhmen e Mesut Ozil. Ylli turko-gjerman e ka humbur besimin te Unay Emery, gjë për të cilën nuk është duke u aktivizuar që një kohë.

Por, më problematike pritet të jetë situata e tij në verë. Arsenali preferon huazimin e tij te ndonjë skuadër, gjë të cilën vetë lojtari nuk e pranon.

Skuadra londineze nuk mund të përballojë më pagën e tij prej 350 mijë funtash në javë dhe për këtë arsye ka shikuar mundësinë e transferimit të futbollistit.

Megjithatë, ish ylli i Realit i ka bërë të qartë skuadrës se dëshiron të respektojë kontratën për të mbetur te Arsenal.

Por, mbetja e tij do t’i prishte planet Arsenalit dhe do të ishte një hap prapa në karrierën e tij për shkak se Emery nuk i garanton vendin e titullarit.

PSG është opsioni më i mundshëm për Ozil. Skuadra franceze e ka kontaktuar futbollistin, por që nuk dihet nëse janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar për të./Indeksonline/