Mesut Ozil i gatshëm të largohet nga Arsenali, destinacioni i tij Fenerbahce

Mesut Ozil është i gatshëm që në fund të sezonit t’i bashkohet skuadrës së njohur turke, Fenerbahce.
Mos angazhimi i tij në klubin anglez nga Arteta, ka ndikuar që përfaqësuesit e mesfushorit të kërkojnë një skuadër të e që në mesin e shumë prej tyre është përmendur edhe ish-klubi i Vedat Muriqit, shkruan IndeksOnline
Përfaqësuesit e Mesut Ozil janë në bisedime me një numër klubesh, përfshirë Fenerbahce dhe DC United, edhe pse përparësia e lojtarit është të vazhdoi kontratën e tij me Arsenalin deri në verë.
Mesfushori është i lirë të flasë me klubet këtë muaj me marrëveshjen e tij aktuale të Arsenalit që skadon në fund të sezonit.