75 Mall Live Search
22:28 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mesut Ozil përplasët me tifozët gjerman pas humbjes nga Korea (Video)

Mesut Ozil ka qenë në qendër të kritikave nga opinioni në Gjermani pas takimit të tij me presidentin e Turqisë, Taip Erdogan.

Mesfushori i Arsenalit u sulmua edhe më shumë pas humbjes historike kundër Koresë së Jugut që eliminoi kampionët në fuqi për herë të parë në fazën e grupeve.

Gjatë rrugës për në zhveshtore, Ozil është përleshur me tifozët të cilët kanë thirrur kundër tij.

Ky botëror mund të jetë i fundit për futbollistin me origjinë turke, pasi që forma e tij dhe problemet me tifozët do t’i bëjnë shumë problem që të rikthehet në Kombëtare. /IndeksOnline/