75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / G T

Mesut Ozil xhirohet duke pastruar një xhami në Stamboll

Ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Mesut Ozil është filmuar duke pastruar një xhami në Stamboll.

Video e tij po bën xhiro në rrjetet sociale, duke marrë komente pozitive për modestinë e ish-lojtarit të Real Madridit, shkruan Indeksonline

Ozili është praktikues i madh i fesë myslimane dhe tashmë është rikthyer në Turqi në vendlindjen e tij.

Kujtojmë që Ozili është pensionuar nga futbolli aktiv dhe tashmë po merret me shumë aktivitete të ndryshme jetësore, duke përfshirë këtu edhe fitnesin./Indeksonline/