75 Mall Live Search
16:18 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Mesut Ozili i del në mbështetje Cristiano Ronaldos

Ish shoku i skuadrës së Ronaldos te Real Madridi, Mesut Ozil. i ka dhënë mbështetje publike portugezit pas ngjarjeve të fundit, pas kritikave që ka marr kohët e fundit.

CR7 ndërpreu konrtratën me Manchester Unitedin, pasi në një intervistë me gazetarin Piers Morgan, shpëtheu duke e ka akuazuar trajnerin Erik Ten Hag për mosrespektim ndaj tij, transmeton IndeksOnline.

Kjo deklaratë e Ronaldos morri vemendje duke u kritikuar ashpër nga mbështëtës të United dhe ekspertë të futbollit.

Portugezi nuk po arrin ta gjej vetën edhe në Kampionatin Botëror, ku u la në stol nga trajneri Fernando Santos, në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës.

E për këtë ish shoku i skuadrës te Real Madrid, Mesiut Ozil, ka dal në mbështetje të Ronaldos, ku përmes një postimi në rrjetin social Instagram pretendon se ka ‘negativitet të vazhdueshëm’ rreth tij.

“Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se nga vjen ky negativitet i vazhdueshëm nga mediat për Cristianon… Mediat thjesht po përpiqen të marrin klikime, dhe ekspertët që nuk kanë më karrierë thjesht duan të tërheqin vëmendjen me emrin e tij të madh dhe të përpiqen ta bëjnë atë të duket keq…”.

“Ai së shpejti është 38 vjeçar – pra çfarë është çudi që ai nuk shënon më 50 gola në sezon? Çdo tifoz futbolli duhet të jetë i lumtur që e ka parë duke luajtur futboll të klasit botëror për 20 vjet – nuk mendoj se askush nga brezi i ri do të jetë në gjendje t’i përputhet përsëri numrave të tij. Ai do të jetë përgjithmonë në kategorinë e tij”.

“Të gjithë duhet të tregojnë më shumë respekt për një prej sportistëve më të mëdhenj në historinë e sportit…”, ka shkruar Ozil në Instagram./IndeksOnline/