Meta: Amelia, ka dy ditë që jeton në çadër, sot zgjodhi të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mëngjesin e sotëm e ka nisur në Sukth, një nga zonat po ashtu të prekura nga tërmeti i së martës.
Ai përmes një shkrimi të bërë në faqen zyrtare Facebook ka thënë se Festa e Flamurit, sot e gjen Shqipërinë në zi, por duhet tq qëndrojmë së bashku për rikthimin e normalitetit të plotë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni!
Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.
Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar.
Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten.
