20:59 / E Hënë, 10 Janar 2022 / LB

Meta: Bashës i takon përgjegjësia ekskluzive për dështimin e opozitës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar sot zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Në një intervistë ekskluzive për TV21 Maqedoni në emisionin ClickPlus, Meta tha se Lulzim Bashës i takon përgjegjësia për dështimet e opozitës.

“Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës”, tha ai.

Të shtunën ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha protestoi përpara selisë blu duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga zyrat e Partisë Demokratike.

Ndryshe, Berisha dhe Basha pritet të thërriten në cilësinë e deklaruesit në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për protestën e 8 janarit.