75 Mall Live Search
12:59 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / kutia

Meta: Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme

Presidentit të Republikës se Shqiperise, Ilir Meta, ka reaguar në mediat sociale në lidhje me protestën që po zhvillohet te selia e Partisë Demokratike në Tiranë.

Meta ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë dhe shmangien e akteve të dhunës.

Reagimi i Metës:

Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.