21:53 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Meta: Çdo ndarje apo transfer e dobëson Kosoven, duhet unifikim në dialogun me Serbinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta konsideron se nëse udhëheqësit e Kosovës do të qëndrojnë të bashkuar karshi palës serbe dhe t’i përmbahen parimeve demokratike atëherë do të jetë e pamundur t’i imponohet çfarëdo llojë marreveshje me Serbinë.  

“Unë jam i bindur se nëse udhëheqësit e Kosovë do të qëndrojnë të bashkuar në këtë çështje dhe do t’i qëndrojnë fort parimeve demokratike të fqinjësisë së mirë do të demostrojnë atë vullnet që kanë të gjitha forcat politike dhe në rast të parë qytetarët e Kosovoës, për të qenë një vend i NATOS dhe BE. Do të jetë e pamundur çfarëdo llojë dëshire e palës tjetër që vazhdon të shpresojë për një të ardhme përmes shkëmbimeve në territore apo popullësive”, ka thënë Meta në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

“Si president i Republikës së Shqipërisë, do të respektojë çdo vullnet të institucioneve të Kosovës. Nuk kam pas dhe nuk kam zgjidhje, se zgjidhja në ballkan do të ishte duke patur më pak serbë në Kosovës apo më pak shqiptar në Serbi. E vetmja rrugë që garanton të ardhme është ajo e aplikimit të standardeve evropiane”, ka thënë tutje Meta.

Meta ka komentuar edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

“Unë nuk dëshiroj të bëj komente ndaj komenteve për shkak të institucionit që përfaqësojë. Personalisht prej kohësh edhe përpara zgjedhjeve kam pas një qëndrim të unifikuar me gjithë faktorët politik në Kosovë, pavarësisht nëse kanë qenë mazhorancë apo opozitë. Tani çështja më madhore është unifikimi për qëndrimin e saj për dialog me Serbinë sepse çdo ndarje apo transfer e dobëson Kosovën në këto negociata dhe lë hapësire për ndërhyrje të faktorit të tretë, dhe në këtë mënyrë fuqizohet një palë tjetër që nuk ka nërë përpjekje për të rritur mirëbesimin për vite të tëra. Do të varet shumë nga rimarrja e përgjegjësive, përgjithësi këto në emër të një interesi madhor sepse janë momente të rëndësishme që duhet të shndërrohen në një moment për gjithë atë kohë që ëshë humbur por mbi të gjitha për kohën që nuk duhet humbur”, ka vlerësuar presidenti Meta.

Ai ka folur edhe për pandeminë Covid-19, duke theksuar faktin se duhet unifikuar të gjitha energjitë sepse situatë mund të dalë jashtë kontrollit.

“Për situatën që çështja e pandemisë është çështja madhore mos të harrojmë se në komunen e Tuzit nuk kishte asnjë rast, sot situatë është me dhjetra raste. Nuk duhet harruar asnjë second se sa e rëndësishme është të unifikohen me të gjitha energjitë sepse situate mund të dalë jashtë kontrollit”, ka shtuar tutje ai. /Indeksonline/