75 Mall Live Search
17:31 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Meta: Dënimi i Karaxhiq, mësim për të punuar për harmoninë mes popujve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta e cilësoi drejtësi të vonuar dënimin e sotëm të kriminelit Radovan Karaxhiq nga Gjykata e Hagës me burg të përjetshëm.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Karaxhiqin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha, një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e gjenocidin që buron prej saj”, tha presidenti.        

Meta tha se “ky vendim është  një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”.