14:32 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Meta i jep Ilir Boçkës gradën “ambasador”

Ilir Boçka, diplomati i karrierës i cili aktualisht është ambasador në Beograd, ka përfituar gradën personale “Ambasador” nga presidenti Ilir Meta.

Emri i Ilir Boçkes, per te përfituar kete grade, eshte dorëzuar ne Presidence nga ana e Ministrise se Jashtme qe ne vitin 2016, por Presidenti i kohes Bujar Nishani, vendosi te miratonte vetem emrin e Dashnor Dervishit per te përfituar kete grade, duke refuzuar emrin e ambasadori Boçka.

Sipas ligjit për shërbimin e jashtëm, diplomatët e karrierës e përfitojnë gradën “Ambasador” pasi të kenë fituar njëra pas tjetrës të gjitha gradat diplomatike, dhe të kenë qenë në detyrën e kreut të misionit diplomatik të paktën dy funksione, por jo më pak se gjashtë vjet gjithsej.

Dhe më pas, ministri i Punëve të Jashtme, bazuar në rekomandimin e Komisionit të Karrierës Diplomatike, i propozon Presidentit të Republikës dhënien e gradës personale “Ambasador” diplomatit të karrierës që përmbush kriteret e parashikuara në pikën 6 të ligjit, shkruan TCH.

Ilir Boçka ka një karrierë në shërbimin e jashtëm që në vitin 1981 duke pasur pozicione drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në shtete të ndryshme dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare.