Meta kufizon hapësiren personale në VR

Meta është duke shtuar kufizimet në përvojat e realitetit virtual në Horizon në një përpjekje për të zvogëluar ngacmimet në VR , tha kompania të premten.
Sistemi, i hapur tani për Horizon Worlds dhe Horizon Venues, krijon një flluskë të padukshme të hapësirës personale rreth animacionit të një përdoruesi, shkruan cnet.
“Kjo vendos në mënyrë efektive distancë midis atij personi dhe të tjerëve dhe është krijuar për ta bërë më të lehtë shmangien e ndërveprimeve të padëshiruara”, tha Meta.
Nëse dikush përpiqet të afrohet shumë, sistemi do të ndalojë ecjen përpara të atij personi, shtoi Meta.
Më parë, duart e një avatari do të zhdukeshin nëse avatari pushtonte hapësirën personale të dikujt tjetër. Avatarët do të jenë ende në gjendje të bëjnë gjëra të tilla si përshendetje apo goditje me duar, por prekja e padëshiruar do të jetë shumë më e vështirë.
“Ne besojmë se kufiri personal është një shembull i fuqishëm se si VR ka potencialin për të ndihmuar njerëzit të ndërveprojnë më qetë” tha Meta.
Ngacmimi në realitetin virtual ishte shumë kohë përpara se Facebook të hapte Horizon Worlds, hapësirën e saj virtuale të takimeve dhe qendrën e lojërave.
Përdoruesit e përvojave të mëparshme të Facebook VR kanë raportuar ngacmime, duke përfshirë tallje, gjeste të turpshme dhe sharje me baza raciste.