Meta liron nga detyra ambasadorin e Shqipërisë, në Turqi
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Gent Gazhelit, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.
“Zoti Genti Gazheli, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si edhe ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jo rezident, lirohet nga kjo detyrë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin e presidentit Meta.