75 Mall Live Search
16:46 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Meta: Marrëveshja Kosovë-Serbi afatgjate nëse ka garantues SHBA-në dhe BE-në

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i ftuar në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe, për të mbajtur fjalën në forumin me temë: “Sfidat e Rajonit të Europës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia”.

Meta  nënvizoi se marrëveshja Kosovë-Serbi do të prodhojë paqe duke  pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues.

“Ne jemi të bindur se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të prodhojë paqe, stabilitet, siguri afatgjatë në rajon duke pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues”.

“Rezultatet e kësaj marrëveshjeje përfundimtare do të thonë se Kosova do të jetë njohur nga Serbia si një shtet i pavarur dhe anëtar me të drejta të plota i Kombeve të Bashkuara”.

“Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë natë e ditë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor.”