Meta mesazh “të koduar” me lule: “Pranvera s’ndalet”

Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta e ka nisur me një foto pranë një pemë që sapo ka çelur lulet e para.
“Lulet po shtohen!? Pranvera nuk ndalet!”, shkruan Meta, një mesazh i nënkuptuar ky.
Kujtojmë se që nga manifestimi i dy marsit, Meta shpesh herë i është referuar si “Pranvera kuqezi”, për një luftë kundër grushtit të shtetit siç e quan ai.