08:43 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Meta mirënjohës ndaj Walkerit, e fton ta vizitojë Shqipërinë

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ishte dje për të bërë homazhe në 21- vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Ai më këtë rast ka takuar edhe ish-ambasadorin William Walker, me të cilin ka realizuar edhe një fotografi.

E, sot përmes një shkrimi në Facebook është shprehur të jetë i lumtur, që ka takuar Walkerin, derisa ka shtuar se të gjithë shqiptarët në botë i janë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut, përcjell Indeksonline.

Madje, Meta njoftoi se e ka ftuar ish-ambasadorin ta vizitojë Shqipërinë, në veçanti Sarandën që ai e do aq shumë.

Ky është postimi i tij i plotë:

I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.

E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do