Meta: Ndihma nga Kosova, thjesht e shkëlqyer
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, në një konferencë shtypi u shpreh falënderues ndaj ndihmës së të gjitha shteteve.
Ai veçoi Kosovën për ndihmën e jashtëzakonshme dhe bashkëdhimbjen që Kosova ndau me Shqipërinë.
“E kam thënë mbrëmë, po e them edhe sot, ndihma nga Kosova ishte e shkëlqyer”, tha presidenti Meta.
Kosova jo vetëm me njësitë e kërkimshpëtimit, por edhe me ndihma të gjërave nga më elementaret deri te strehimi i është gjendur Shqipërisë në këto ditë shumë të vështira për ta, shkruan Indeksonline.
Në Kosovë dhe në Shqipëri sot është ditë zie, një ditë para festës madhore të 28 Nëntorit.
/Indeksonline/
