21:20 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Meta në Prishtinë, flet për Haradinajn: Krenar për karakterin e tij frymëzues!

Presidenti i Shqipërisë. Ilir Meta, bashkë me vajzën e tij po qëndron në Prishtinë.

Ai ka udhëtuar për të takuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për t’i dhënë mbështetje pas dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit.

Meta është shprehur të jetë i lumtur që ka takuar Haradinajn, teksa ka përgëzuar atë për karakterin frymëzues, për të shkuar në Hagë si qytetar i thjeshtë dhe jo kryeministër i Kosovës.

“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues”, ka shkruar Meta përbri disa fotografive të postuara nga ky takim i ngrohtë e miqësor./Indeksonline/