75 Mall Live Search
21:43 / E Premte, 17 Tetor 2025 / F.R

Meta nga qelia për protestën në mbështetje të UÇK-së: Një komb, një qëndrim – liri për çlirimtarët

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur nga qelia protestën në mbështetje të UÇK-së, e zhvilluar sot në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se i gjithë kombi shqiptar qëndron bashkë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-presidenti ka kërkuar gjithashtu liri për çlirimtarët e Kosovës, përfshirë Hashim Thaçin dhe të tjerët, të cilët po mbahen në paraburgim.

lg.php.gif

“Një komb, një qëndrim. Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Meta në Facebook, krahas fotografive nga protesta në mbështetje të UÇK-së.

Kujtojmë se Ilir Meta ndodhet në qeli prej një viti, pas akuzave për korrupsion të ngritura ndaj tij nga SPAK.