23:00 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / SH F

Meta: Nuk do të paraqitem në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se nuk do të paraqitet në seancën për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, më 1 shkurt.

Meta u shpreh se nuk ka besim te një gjykatë e cila nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve bashkiake.

“Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore”, u shpreh Meta.

Megjithatë, Meta nuk e bojkotojë seancën, por do të dërgojë një përfaqësues ligjor.

Meta tha se problemi i shqiptarëve nuk është shkarkimi apo jo i tij, por zgjedhjet lokale.

Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Me datën 1 shkurt Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për këtë çështje