75 Mall Live Search
09:03 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / MSH

Meta nuk planifikon t’i ndahet politikës, LSI mban Konventën Kombëtare

Nga sot, Ilir Meta nuk është më President i Republikës së Shqipërisë.

Ai dorëzoi dje Presidencën te pasuesi i tij, kreu i ri i shtetit, Bajram Begaj.

“Do të rikthehem me vrull djaloshar”, tha Meta pak kohë më parë.

Dhe duket se LSI, partia që themeloi, është bërë gati për rikthimin e tij pas pesë vitesh.

Ndërkohë, që Meta drejtonte Presidencën në një mandat të pazakontë për të, LSI-në ia besoi, bashkëshortes, Monika Kryemadhit, e cila refuzoi që në fillim që të ushtronte funksionin e Zonjës së Parë, shkruan abcnews.

Meta ka bërë të ditur se do t’i rikthehet politikës aktive, për t’u përballur nga drejtimi i një partie opozitare me Edi Ramën. LSI mban sot Konventën Kombëtare. Funksionarët e partisë janë shprehur se rikthimi i Metës është i nevojshëm për vetë LSI-në, por edhe opozitën.

“Agim të ri”, e quajti Meta dje 25 korrikun, në përgjigje të një komenti për një qytetar në Facebook.

Ndërsa sot në një foto me Monika Kryemadhin shkruan për shpresë dhe vizion të ri.

May be an image of 1 person, standing and outdoors

Konventa do të shënojë nisjen e procesit për ristrukturimin e LSI për t’u bërë gati për zgjedhjet lokale.

Gjithashtu mbetet për t’u parë sesi do të jetë bashkëpunimi I Ilir Metës me Sali Berishën, që duket se do të krijojnë një front të përbashkët opozitar.