21:33 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Meta për Haradinajn: Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se është krenar për Ramush Haradinajn dhe se është i bindur në pafajësinë e tij.

Ai  përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtar Facebook ka thënë se nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit.

“Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Meta në Facebook

Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!
Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!
Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane ./Indeksonline/