75 Mall Live Search
12:47 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Meta për shëndetin e Isa Mustafës: Shpresoj ta flakë njëherë e përgjithmonë atë shkop dore

Pas ceremonisë së  vlerësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ai është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shkruan Indeksonline.

Ky takim po zhvillohet në zyrat e selisë së LDK-së.

Meta pas takimit ka thënë se shpresoj që në mënyrën më të mirë do të krijohen institucionet e Kosovës.

“Ishte knaqësi të takoja zotërinë Isa Mustafa, jam shumë i knaqur që e shoh më mirë se sa herën e fundit dhe shpresoj që ta flakë atë shkopin njëherë e përgjithmonë.

Ndërsa Vjosa Osmani ka qenë një përfaqësuese e vërtetë e LDK-së për kryeministre.

Shpresoj më të mirëm për krijimin e institucioneve të Kosovës.

Dhe një falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës për t’i dalë në ndihmë për t’i përballuar pasojat e tërmetit”, ka thënë ai.

Ndërsa nënkryetarja e LDK-së , Vjosa Osmani e ka falënderuar Metën për vizitën dhe për kujdesin që i ka bërë familjes Abazi.

“Ne kishim knaqsinë që kishm në zyret e tona Presidentin Meta.

Shprehëm ngushëllimet tona për humbjet e viktimave dhe u uruam shërim personave të lënduar dhe rimëkembje pas tërmetit.

E falënderuam për kujdesin që ka bërë për familjen Abazi”,tha ajo.

Ndërsa pyetjes së gazetarëve se a ka mundësi që të prishet koalicioni LDK-LVV,  Osmani është shprehur se do të gjejnë një zgjidhje të mirë bashkëpunese.

“Ka hapësirë që të gjejmë zgjidhje të mirë dhe të pëerbashkët dhe mirëbesim”, tha Osmani./Indeksonline/