75 Mall Live Search
13:29 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Meta, përshëndet angazhimin e kancelares Merkel për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe BE-së

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur angazhimin e përsëritur të kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.

Meta këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, derisa ka publikuar fotografinë e takimit të kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel, ku shkruan:

Përshëndes angazhimin e përsëritur të kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës evropiane të Shqipërisë!