Meta pret në takim vëllazëror Kurtin: E urova për fitoren!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ka pritur sot në takim vëllazëror kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin, shkruan Indeksonline.
Meta përmes një postimi në Facebook tha se Kurtin e uroi për fitoren e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.

Njoftimi i plotë:
Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë. E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.
Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.
