75 Mall Live Search
12:55 / E Premte, 22 Korrik 2022 / OSH

Meta pritet edhe nga Kurti

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në përfundim të mandatit të tij në vizitën e fundit në Kosovë u prit edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Meta u prit me ceremoni edhe nga Kurti në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Meta në mëngjes u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga homologja e tij, Vjosa Osmani, dhe pastaj edhe nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Po ashtu Kuvendi i Kosovës pati seancë të veçantë për të.

Në përmbyllje të vizitës së tij, ai bashkë me Osmanin do të jetë pjesë e hapjes solemne të Manifestës.