Meta pritje për 105-vjetorin e Pavarësisë: 2018 të jetë viti i hapjes së negociatave
Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizoi mbrëmjen e sotme një pritje zyrtare në Pallatin e Brigadave me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.
Apeli i Ilir Metës ndaj qytetarëve, por veçanërisht ndaj klasës politike shqiptare ishte thirrja për unitet.
“Pa unitet politik dhe gjithëpërfshirje nuk mund të projektohen qëllime madhore. Çdo gjë i lidh shqiptarët me Europën dhe asgjë nuk i ndan ata prej saj”, u shpreh ai.
Meta shprehu optimizmin se 2018 do të jetë viti i hapjes së negociatave me BE.
“Ne do të punojmë së bashku që 2018 të jetë viti i hapjes së negociatave me Europën”, u shpreh Meta.