75 Mall Live Search
18:15 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Meta shprehë mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve për tërmetin në Shqipëri

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar shtetet që po ndihmojnë për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar.

Meta tha se shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese, shkruan Indeksonline.

Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Franca është deri më tani shteti që ka premtuar të dhurojë shumën më të madhe për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Mësohet se Franca do të japë gjithsej 160 milion euro, ku 100 milion euro do të jenë përmes financimit të projekteve të zhvillimit, kurse 60 milion euro vetëm për zonën e Durrësit në formë granti. /Indeksonline/