75 Mall Live Search
20:07 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Meta takon Sarkozyn: Në rrugëtimin evropian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në takim ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, përcjellë Indeksonline.

Meta tha se i janë mirënjohës mbështetjes së Francës ndër vite.

“Kënaqësi të takoja sot ish-Presidentin e Republikës së Francës, z. Nicolas Sarkozy Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve tona, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Franca ka dhënë ndër vite, në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Në rrugëtimin e saj evropian, Shqipëria do të vazhdojë të mbështetet tek Franca.”, shkroi Meta në Facebook.