09:32 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Meta takon sot opozitën

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka thirrur sot në takim Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.

Takimi zhvillohet në Pallatin e Brigadave ku ekziston mundësia e distancimit social duke qenë se Shqipëria është ende në Gjendje të Fatkeqësisë Natyrore nga Covid-19.

Në fokus të këtij takimi priten të jetë tema të aktualitet politik si Reforma Zgjedhore, për të cilën opozita ka deklaruar se do ta bojkotojë, si dhe shembja e Teatrit Kombëtar për të cilën kreu i shtetit shqiptar ka qenë kundër.

Meta më herët ka thënë se mbështet një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar.