Meta, uron qytetarët e Kosovës dhe klasën politike, që i treguan botës se shteti i Kosovës është shembull i demokracisë
Presidenti i Shqipërisë, llir Meta ka deklaruar se zgjedhjet e djeshme në Kosovë janë një shembull i funksionimit të demokracisë.
Meta uroi qytetarët dhe klasën politike duke shtuar se i treguan mbarë botës se Kosova është jo vetëm tërësisht funksionale, por shembull i demokracisë në rritje, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë