11:14 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike më 25 prill

Prej kohësh, presidenti Ilir Meta e quan 25 prillin, datën kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vend, si një referendum popullor.

Ndërkohë, në një postim të fundit këtë të enjte në profilin e tij në Facebook, presidenti shkon edhe më tej. Ai shkruan se zgjedhjet duhet t’ishin mbajtur me kohë, ndërsa 25 prilli për të do të jetë një përmbysje demokratike.

“Zgjedhjet duhet t’ishin mbajtur me kohë. Përmbysje demokratike, më 25 prill 2021”, shkruan Meta.

Përplasjet e presidentit me Qeverinë kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, si ato për projektet e investimeve në Vlorë apo edhe për përgjimet e antimafias italiane.