11:33 / E Premte, 01 Prill 2022 / B O

Metal Bau, kompania lidere për prodhimin e produketeve metalike në Kosovë vizitohet nga zëvëndës-ambasadorja e Zvicrës

Metal Bau është kompania lidere në vend dhe më gjerë për prodhimin e produkteve metalike. Metal Bau është e specializuar në prodhimin e gardheve, dyerve dhe strukturave metalike. Cilësia dhe kualiteti i lartë e bën të veçantë Metal Bau.

Kompaninë e famshme kosovare e ka vizituar së fundi edhe zëvëndës-ambasadorja e Konfederatës Zvicërane, Pauline Menthonexx Gacaferri.

Në takim bashkë me zëvëndës-ambasadoren e Zvicrës ishte edhe presidenti i OEZK, Fikret Murati, si dhe drejtori menaxhues i OEZK, Vigan Dishen.

Gjatë vizitës së realizuar, pronari i kompanisë Metal Bau, Z. Besnik Imeri reflektoi rrugëtimin e tij në botën e biznesit si dhe plasimin e produkteve në tregun Europian falë përdorimit të teknologjisë së avansuar Zvicërane.

Për më shumë, Metal Bau punëson më shumë se 20 persona si dhe operon në përputhshmëri me standardet Europiane të përpunimit të metalit.