75 Mall Live Search
16:26 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Meteorologët japin alarmin: Ja çfarë na pret pas Festave të Nëntorit

Reshje intensive priten në datat 30 nëntor – 1 dhjetor në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb: Gjatë së enjtes, reshjet do të jenë më intensitet të lartë në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër, ndërsa të premten pakësohen reshjet në Veri – Qendër, por intensifikohen në zonat Jugore – Juglindore.

Parashikohet që reshjet maksimale 24-orëshe të arrijnë mbi 170 mm/24h në zonat Veriore; mbi 120 mm/24h në zonat Qendrore dhe Jugore. Zonat Jugore mbeten me reshje te intensitetit mesatar edhe gjatë së premtes duke bërë që sasia e reshjeve 48-orëshe të arrijë mbi 200 mm.