21:43 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / Gj. Sh

Meti arsyeton veten për sjelljet karshi Edonës, thotë se “ishte pjesë e lojës”

Ashtu siç pritej, nata e spektaklit ‘Prime’ ka nisur me temën më të diskutuar të kohëve të fundit, përplasja mes Metit dhe Edonës.

Por, Meti është arsyetuar duke thënë se ishte veç pjesë e lojës, dhe nuk e kishte ndërmend të përdorte dhunë fizike apo diçka të tillë.

“S’kishte lidhje me dhunë fizike. Jemi në një lojë dhe kemi ardhur këtu për të fituar. Çfarëdo që ju keni parë në këtë video klip, është në aspekt të lojës”, ka thënë Meti pos tjerash.