19:02 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Metoda e re e arkeologëve: Qen me nuhatje për të gjetur trupat mbi 3,000 vjeçarë

Aftësia natyrale e qenve në nuhatje është përdorur nga shkencëtarët kroatë për të zbuluar mbetjet njerëzore që datojnë nga Epoka e Hekurit, gati 3,000 vjet më parë.

Teknika e re e nuhatjes së qenit ka zbuluar gjashtë vendvarrime të reja që përmbajnë kocka njerëzore dhe artefakte në malet Velebity në Kroaci.

Ekspertët thanë se qentë mund të nuhasin edhe mbetjet e lashta njerëzore, dhe vunë re se ata mund të lokalizojnë varret e gërmuara edhe pasi të ishin hequr të gjitha gjurmët e njerëzve. 

Qentë e trajnuar mund të jenë më të mirë për gërmimet arkeologjike sesa teknikat e sofistikuara të radarit, për shkak të aftësisë së tyre natyrisht të saktë të nuhatjes.

‘Hundët e qenve padyshim nuk bëjnë gabime,’ thotë profesor Vedrana Glavaš në Universitetin e Zadarit në Kroaci. “Shumë arkeologë po kërkojnë vendet e varrosjes së njerëzve në antikitet,” tha ajo. “Unë mendoj se qentë mund t’i zgjidhin problemet e tyre”.