Metoda e re e stërvitjeve, Mikel Arteta sjell risi me një stilolaps!
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, vazhdon të sjellë risi në metodat e tij të stërvitjes, duke prezantuar një ushtrim të pazakontë për lojtarët e tij.
Sipas raportimeve, Arteta ka futur një metodë ku futbollistët duhet të mbajnë disa stilolapsa në dorë, ndërkohë që kontrollojnë topin me këmbë, shkruan Indeksonline
Treino do Arsenal. 🤯 pic.twitter.com/jgPYD3DOV2
— Curiosidades PL (@CuriosidadesPRL) April 6, 2026
Ky ushtrim synon të zhvillojë aftësinë për të bërë disa veprime njëkohësisht, duke rritur përqendrimin dhe koordinimin.
Kujtojmë që nesër zhvillohet ndeshja mes Sportingut dhe Arsenalit, e para për çerekfinalen e UEFA Champions League./Indeksonline/

