Mevlan Zeka largohet nga Ballkani

Futbollisti Mevlan Zeka, nga sezoni i ardhëshëm nuk do të jetë pjesë e KF Ballkanit.
Klubi nga suhareka dhe sulmuesi kanë arritur marrëveshje të dyanshme për shkëputjen e kontratës.
Arsyeja e shkëputjes së kontratës ka ardhur pasi sulmuesit gjakovar nuk i ka mjaftuar minutazhi në fushën e lojës.
Klubi i Ballkanit e ka respektuar vendimin e Mevlan Zekës dhe i ka uruar suksese në karrierë./Indeksonline/